Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Armela e BB: Olsi më donte se më kishte Damiano dhe sepse… Ja çfarë kemi vendosur për lidhjen tonë

13/05/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Armela e BB: Olsi më donte se më kishte Damiano dhe sepse… Ja çfarë kemi vendosur për lidhjen tonë

“Finalja e ‘Big Brother’ ishte mbrëmjen kur dolëm ne”, kështu është shprehur Armela pas daljes nga shtëpia, ndërsa në natën e spektaklit nuk e fshehu habinë për eliminimin e saj. E penalizuar nga partneri i saj Damiano, i cili kishte thyer rregullat e “Big Brother”, Armela ka shpjeguar se nuk e shihte asesi veten në rolin e publikut në këtë edicion. “Finalja për mua ishte e padiskutueshme, duke marrë parasysh edhe faktin që ishim dyshja më e fortë aty”, shprehet Armela në këtë intervistë për “Bluetooth”, teksa rrëfen edhe për marrëdhënien me Damianon, arsyen pse Olsi flirtonte me të dhe dëshirën që shumë shpejt të bëhet pjesë e ekranit dhe asaj që ish-banorja e “Big Brother 9” e quan “industri mediatike”.
Armela, si e cilëson përvojën tënde në “Big Brother” dhe cila ishte arsyeja që u bëre pjesë e këtij ‘reality-show’?
Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e ndërlikuar. Të jesh pjesë e televizionit në 2017-ën kërkon shumë përkushtim dhe pasion, të cilin unë e kam. “Big Brother” e pashë si mënyrë për të kanalizuar veten drejt industrisë mediatike. Përvoja ishte e këndshme, kishte kleçkat e saj si të qenit e izoluar, vëzhguar, pa rrjete sociale dhe pa familjen, por kishte edhe të bukurat e saj pa diskutim. Përshtatja erdhi natyrshëm dhe nuk e pata të vështirë.
Për aq javë sa qëndrove në shtëpi, beson se more atë që deshe?
Siç e përmenda dhe mbrëmjen e së shtunës kur dola nga shtëpia, nuk e mendoja ndonjëherë se këtë edicion do e shihja si publik. Finalja për mua ishte e padiskutueshme, duke marrë parasysh edhe faktin që ishim dyshja më e fortë aty.
Një pjesë e madhe e publikut është zhgënjyer për eliminimin tuaj. Ti kë bën fajtor për këtë “padrejtësi”?
Ky është një ndër ato rastet kur faji mbetet “jetim”, për momentin.
Pati momente ku u pendove për lidhjen me Damianon? Ndoshta po të ishe me dikë tjetër, mund të vazhdoje lojën?
Asnjëherë. Unë dhe Damiano nuk kishim asnjë konkurrent aty.
Si po vazhdon lidhja juaj jashtë? Ke gjetur mashkullin ideal tek Damiano?
Kemi filluar nga zero, të pakushtëzuar nga asnjë lojë. Është një rrugëtim që do t’ia lemë në dorë fatit.
Flisni për ndjenja?
Ndjenja është koncept i fuqishëm shpirtëror që do kohën e saj, shumë orë intensive me kontakt, bisedë, kimi dhe privatësi, të cilat duan investim shumë bujar kohor.
Çfarë mund t’u thuash atyre që mendojnë se po bëni lojë jashtë?
Tri fjali me tri fjalë, “Unë jam jashtë”, “Damiano është jashtë”, “Loja ka mbaruar”!
Cilat janë planet e tua tani? Si e sheh të ardhmen tënde?
Ehaaaa (qesh). Jam shumë besimtare. Zoti para e unë pas tij.
Ke vështirësi për të menaxhuar famën? Si ndjehesh për gjithë këtë vëmendje?
Është shumë e lodhshme, nuk e mohoj dot, por është periudhë e mrekullueshme. Falë Zotit kam miqtë dhe familjen afër dhe ata po më ndihmojnë shumë të menaxhoj situatën.





Pse mendon se Olsi flirtonte me ty?
Sepse më kishte Damiano, sepse ishte me Fiorentinën dhe sepse unë jam Armela (qesh).
Çfarë do bëje ndryshe po të riktheheshe në shtëpi?
As më pak e as më shumë, kam qenë, jam dhe do mbetem thjesht Armela.
E ke fajësuar Damianon për eliminimin? Çfarë të tha për t’u justifikuar?
Siç e thashë, edhe unë të isha në të njëjtën situatë do kisha vepruar njëlloj, prandaj nuk e fajësoj dot dhe as nuk i kërkoj dot shpjegime për atë që u bë. Kështu ishte shkruar dhe kështu ndodhi, të paktën e di që nuk gabova asnjëherë. Në të gjitha rastet, ose kam fituar, ose kam mësuar./ gsh.al


Tags: armela damiano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Pasuritë e deputetëve VIP, ja llogaritë e Blushit, Selamit, Bregut, Topallit e Ruçit

Pasuritë e deputetëve VIP, ja llogaritë e Blushit, Selamit, Bregut, Topallit e Ruçit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera