Sot në botë festohet Dita Ndërkombëtare e maceve, këtyre kafshëve shtëpiake me katër putra që janë edhe mikeshat më të mira të tre prej vajzave të showbizit tonë. Armina, Arbana, Xhemi dhe Marina i adhurojnë macet dhe i mbajnë në shtëpi si pjesëtare të familjes së tyre. Nuk mungojnë as postimet në rrjete sociale ku tregojnë momentet e ëmbla me macet e tyre dhe sa shumë kujdesen për to. Prandaj sot Armina, Arbana, Xhemi dhe Marina festojnë së bashku për macet e tyre e që me siguri edhe u kanë përgatitur ndonjë ushqim të veçantë apo dhuratë.








