Armina Mevlani është një nga blogger-et e modës më të ndjekura në ‘Instagram’. Ajo publikon herë pas here trendet më të fundit të modës, duke frymëzuar të gjithë adhuruesit e saj.
Ndonëse Armina publikon rallë herë nga jeta e saj private, ditën e sotme ajo ka zgjedhur ta urojë partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, duke i dedikuar disa fjalë për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjell dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi Armina bashkangjitur fotos nga fejesa e saj me Shkëlzenin.
Kujtojmë se Mevlani ka treguar se e ka marrë propozimin për martesë, por nuk ka zgjedhur këtë vit për të kurorëzuar dashurinë e saj, duke qenë se ajo është disi supersticioze dhe 2019 nuk i duket viti i përshtatshëm./revistawho.com