Fashion bloggerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani është nisur sot për një javë të ngjeshur por edhe shumë të bukur mode. Ajo do të ndjekë nga afër Javën e Modës në Milano dhe duket shumë entuziaste për këtë fakt.
“Gati për të nisur një tjetër aventurë në Milano për javën e modës. Ju mund të më ndiqni në Facebook, Instagram, Snapchat dhe së shpejti në kanalin tim në You Tube”, shkruan Armina.