Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Arti në zi/ Ndahet nga jeta Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar

29/09/2022
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Arti në zi/ Ndahet nga jeta Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar

Solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha  është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmine  trishtë e ka bërë të ditur mbesa e saj, Ajola Xoxa përmes një postimi në rrjete sociale ku bën me dije se Vendresha është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Homazhet për Vendreshën do të kryhen të premten paradite në Teatrin e Operas dhe Baletit.





“Gjyshja ime e mirë, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shume Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte ne jetën e vet. Homazhet do te kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri ne 12:00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi ne orën 13:00 ne varrezat e Tufinës”, ka shkruar Ajola.


Ganimet Vendresha mbaroi shkollën artistike Jordan Misja në Tiranë, në vitin 1949 në klasën e pianos. Më pas filloi të punonte në Ansamblin e Këngës dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare. Më 1 maj të vitit 1950, ajo bëri debutimin e saj si soliste, duke kërcyer në skenën e Filarmonisë, në një koncert të rastit. Në nëntor të vitit 1950, Vendresha filloi të studionte në Moskë, në shkollën e vallëzimit klasik në Teatrin Bolshoi. Së bashku me ekipin Bolshoi ajo luajti në turne në 9 Republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Vendresha u kthye në Tiranë në gusht të vitit 1956 dhe u angazhua si soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit. Deri në vitin 1981 ajo ishte solistja e parë e kësaj skene dhe vallëzoi në të gjitha premierat e përgatitura nga ekipi i Teatrit. Në vitin 1963 ajo u shfaq në rolin e Hajrijes në baletin e parë në Shqipëri, Halili dhe Hajria.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
Icardi lë nam, nuk pranon ndarjen dhe publikon foton intime me Wanda Nara-n

Icardi lë nam, nuk pranon ndarjen dhe publikon foton intime me Wanda Nara-n








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera