Icardi duket se nuk e pranon ndarjen nga bukuroshja argjentinase Wanda Nara. Kjo e fundit i kërkoi divorc futbollistit, por ai po lë nam duke mos pranuar se ka marrë fund e duke publikuar biseda e foto të tyre private. Pak ditë më parë Icardi publikoi bisedat e tyre në Whatsapp ndërsa tani ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me ish-partneren gjatë një momenti pasionant, kur kaluan pushimet e tyre në Afrikë. Kujtojmë që lajmin e ndarjes e bëri publik vetë Wanda, por arsyet nuk dihen ende.