I mungon skenave shqiptare prej më shumë se 20 vitesh, por ajo mbetet një ikonë e muzikës shqiptare dhe fituese e shumë çmimeve në festivale të ndryshme. Bëhet fjalë për Burbuqe Radën, e cila sot është një punonjëse e Postës Shqiptare. Ka qenë opinionisti Olti Curri, i cili e ka zbuluar këtë gjë. “Sot në zyrat e Postës Shqiptare takova këtë këngëtare që mësova se punonte aty… A dini të më thoni si quhet?”- ka shkruar ai në postimin e tij. Komentuesit e kanë gjetur menjëherê se ishte Burbuqe Rada, këngëtarja e “Mes dritash”, “Ngremë dollinë” etj.