Hande Erçel ka rënë nga froni. Aktorja e cila vitin e kaluar u shpall si më e kërkuara në listën e IMDb Starmeter, këtë vit ka shkuar një vend më poshtë. Sepse vendin e parë e ka marrë një aktore e re në moshë, por tashmë me eksperiencë në shumë seriale. Bëhet fjalë për Afra Saraçoglu. Aktorja 25-vjeçare është renditur në vendin e parë si aktorja më e kërkuar këtë vit. Afra u bë shumë e njohur me serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”. Sot ajo është një nga aktoret më të pëlqyera që numëron mbi 5 milion ndjekës në Instagram.
Në listen nga IMDb vendin e dytë siç e thamë e ka Hande Erçel dhe pas saj vijnë dy aktorët më të dashur turq. Can Yaman në vendin e tretë dhe Kerem Bursin në vendin e katërt. Në vend të pestë renditet aktorja Ayca Aysin Turan.