Krishtlindjet këtë vit ishin shumë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të rregullave anti-covid që nuk lejojnë grumbullime e festa. Megjithatë secili ka festuar në mënyrën e tij dhe Jennifer Aniston është një nga ato që Krishtlindjet e kanë gjetur vetëm. Ok, jo tamam vetëm sepse aktorja ka dy qenushë.
Përmes postimeve, Aniston ka treguar se i ka kaluar Krishtlindjet në shoqërinë e dy qenushave të saj. Në njërën prej fotove shfaqet Lordi, qenushi më i ri në familjen e Aniston, i cili ka pozuar në oborrin e zbukuruar me drita.

Ndërsa qenushi tjetër i aktores Clyde ka pozuar brenda shtëpisë dhe nga fytyra e tij kuptohet se ka bërë ndonjë prapësi para se t’u shkrepte foto.

Ndonëse jo pranë njerëzve të dashur, Aniston duket se i kaluar shumë në paqe këto Krishtlindje.
View this post on Instagram








