Kim Kardashian është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me Van Jones. Nuk zgjati shumë dhe u përfol edhe për një lidhje me Malumën. Por asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Kimi është beqare dhe po kërkon dikë jo të famshëm, pasi më shumë se kurrë në këtë moment i duhet privatësia.
“Van më shkruajti dhe më tregoi për thashethemet. Por unë s’po dal me asnjërin, as me Van Jones, as me Malumën. E njoh malumën, e kam takuar disa herë në Miami, djalë i mirë”-tha Kim në “Keeping up with Kardashians”.
“Unë po kërkoj dikë që do e kuptonte jetën time. Kush isha dikur dhe kush jam sot janë dy njerëz të ndryshëm dhe sot e vlerësoj privatësinë. Dua diçka të vërtetë”-u shpreh ajo.







