Sipërmarrësi Erolld Belegu po përflitet së fundmi për shkak të lidhjes së tij me nutricionisten Diola Dosti.
I ftuar në “Prive” ai iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me marrëdhënien me Diolën.
Si u njohe me Diola Dostin?
“Me të thënë të drejtën nisi krejt rastësisht. Unë shkova në koncertin e Vesa Lumës, ku ishte edhe ajo. Unë nuk e njihja. Nuk e dija se ekzistonte Diola Dosti, sepse nuk e shihja Big Brother-in. As ajo nuk më njihte. Një shoqe e përbashkët na ftoi dhe aty u njohëm. Që nga ai moment gjërat u zhvilluan shumë shpejt”, tha ai.