Brad Pitt ka treguar në një intervistë për GQ se vuan nga Prosopagnosia, një çrregullim që e lë njeriun të paaftë të njohë fytyrat e njerëzve. Aktori tregoi se është i paaftë t’i kujtojë njerëzit pasi i takon ata në evente, por askush nuk e beson.
Pitt u shpreh se gjendja e tij e shqetëson. Ai beson se kjo mund të lërë përshtypje negative për të tek njerëzit që takon. Të tjerët e shohin aktorin si “të largët, të përmbajtur, të paarritshëm dhe të zhytur në vetvete”. Megjithatë, Brad pranoi se ndihet ‘i turpëruar’ kur nuk është në gjendje të kujtojë njerëzit.








