Beatrix Ramosaj feston sot 27-vjetorin e lindjes. Familja Hadërgjonaj u siguruan t’ja bëjnë këtë ditë më të bukurën Beatrixit duke i përgatitur një surprizë në mesnatë. Tollumbace, qirinj, buqeta me lule shihen në postimin e Albëries, e cila zbuloi pak nga surpriza.
Për ditëlindjen e Beatrixit ishin të ftuar familjarët, por edhe miqtë e saj më të ngushtë me të cilët këngëtarja postoi foto e video.
Vetë Beatrix u shfaq e veshur me një fustan rozë dhe zbuloi se sot për ditëlindje do t’i bëjë të gjithëve një dhurate e që me siguri bëhet fjalë për këngën e saj të re.








