Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Atak në zemër, ndahet nga jeta ish-zv/ Ministri i Brendshëm

11/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Atak në zemër, ndahet nga jeta ish-zv/ Ministri i Brendshëm

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta ish-zv/ministri i Brendshëm, Sokol Baraj. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitet e vështira 1997-1998.





Baraj është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta në moshë të re, 53-vjeçare.

Siç bëhet e ditur ai ka ndërruar jetë si pasojë e atakut në zemër.


Kush është Sokol Baraj:

Sokol Baraj, u lind në Tiranë, më 05.08.1963. Arsimin fillor e ka kryer në vitin 1970-1974, në Lezhë, kohë kur i ati, Mitati, ishte kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në këtë rreth, ndërsa arsimin 8-vjeçar e kreu në Tiranë, në vitin 1978, shkruan sot “Syri.net”. Në periudhën 1978-1982, kreu arsimin e mesëm në Politeknikumin “7 Nëntori”, dega elektrike, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira.

Në shtator 1984 filloi arsimin e lartë në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilën e përfundoi në vitin 1988, duke u diplomuar në specialitetin “Sigurim”.

Sapo kreu studimet dhe u diplomua, u caktua fillimisht në Degën e Punëve të Brendshme në Durrës, ku gjeti kuadro policie me aftësi të larta profesionale dhe me përvojë të mirë në punë. Ndërkohë, Sokoli, filloi menjëherë studimet pa shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik, të cilin e mbaroi në vitin 1993.

Në gusht 1990, u transferua në qytetin e Kavajës, ku kishin filluar trazirat dhe lëvizjet e para për ndryshimet politike në vend. Është i njohur fakti se në atë kohë Kavaja u kthye në epiqendër të revoltave dhe pati shumë konfrontime me Policinë, madje edhe me forcat e repartit special nr. 326, të Policisë. Këtu, Sokoli, pati mundësinë të aftësohej më tej në profesionin e tij të vështirë. Në tetor 1991, u transferua në Drejtorinë e SHIK-ut, në Tiranë, ku shërbeu deri në vitin 1993.

Në fillimin e korrikut 1997 u emërua “drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme”, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu. 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Zbulohet e dashura e këngëtarit të njohur shqiptar

Zbulohet e dashura e këngëtarit të njohur shqiptar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera