Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe! 25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Atë boshllëk nuk ma mbush askush” – Rrëfimi i dhimbshëm i Xheneta Fetahut për nënën që e braktisi

19/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Atë boshllëk nuk ma mbush askush” – Rrëfimi i dhimbshëm i Xheneta Fetahut për nënën që e braktisi

Në një intervistë prekëse për emisionin “Mos i bjer me Top”, Xheneta Fetahu foli për herë të parë me detaje rreth fëmijërisë së saj të vështirë dhe marrëdhënies së munguar me nënën biologjike që e ka braktisur.





Në moshën 7-vjeçare, jeta e saj mori një kthesë të madhe, kur në të u shfaq Sabrina, figura që për Xhenetën u bë nënë në kuptimin më të thellë të fjalës. Ajo ndau se nuk ka mundur ta falë nënën e saj biologjike, sidomos pas një episodi të dhimbshëm kur i dha mundësinë të takoheshin, por kjo e fundit refuzoi.

“Jo, për arsye se edhe kur ja dhashë shansin me më taku, nuk ishte aspak mirënjohëse. Kur i dhashë mundësinë asaj, kam qenë shumë keq dhe mendova se do lumturohem, por ajo më bëri më keq. Nëse ajo e sheh këtë deklaratën time do kisha dashur që ta marrë këtë mësim që mos t’i lërë kurrë fëmijët që po jeton tani. Atë boshllëkun që kam brenda meje nuk e mbush askush, po të paktën mos të bëjë ta përjetojnë fëmijët e tjerë.”


E pyetur për atë vajzën e vogël që ishte dikur, Xheneta rrëfen me ndjeshmëri se si fëmijët kanë nevojë për dashurinë dhe praninë e të dy prindërve. Megjithatë, ajo thekson se dashuria mund të vijë edhe nga dikush tjetër që zgjedh të të dojë dhe të kujdeset për ty.

“Unë mendoj që secili fëmijë, si djalë si vajzë, duan të rriten me të dy prindërit se nuk ka ëndërr më të mirë edhe dashuri më të madhe. Po edhe ata që nuk e kanë atë fat të tillë, ju kisha thënë mos të dëshpërohen se mund të vijë dikush në jetë që iu do më shumë se prindi biologjik, me ta lumturu gjithë jetën tënde. Unë mendoj se nuk është prind vetëm ai që të lind po janë ata që kujdesen dhe të edukojnë.”

Frikërat për të përsëritur gabimet e nënës së saj kanë qenë të pranishme tek Xheneta, sidomos kur mendonte për të ardhmen dhe për krijimin e një familjeje. Por fjalët e Sabrinës e kanë ndihmuar ta shohë veten ndryshe.

“Para disa kohësh kam patur ato mendimet, me u martu, me bë fëmijë, edhe gjithmonë kam patur frikën mos do bëj të njëjtin gabim që ka bërë nëna ime biologjike, mos do paragjykohem. E thosha ‘jo nuk dua të bëhem njëherë’. E gjithmonë kur flas me Sabrinën më thotë ‘ti do kesh gjakun tim, do bëhesh si unë, do jesh nëna më e mirë në botë’.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!
Breaking News

Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!

25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Next Post
U qëllua për vdekje teksa ishte live në TikTok: Ja çfarë dihet për vrasjen e 23-vjeçares!

U qëllua për vdekje teksa ishte live në TikTok: Ja çfarë dihet për vrasjen e 23-vjeçares!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera