Arbana Osmani ka nisur mëngjesin e sotëm dekorimin e vezëve të Pashkëve, simbol i kësaj feste ortodokse. Moderatorja ka postuar një foto në Instagram ku bashkë me të voglin Joni janë duke ngjyrosur vezët. “Me lepurushin tim të Pashkëve”, -shkruan Arbana krah fotos. Edhe pse dita e sotme është e ngarkuar për moderatoren pasi është transmetimi i “Big Brother”, ajo ka gjetur kohë për të kaluar këto momente të çmuara me djalin./revistawho.com