Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Ato që nuk i vëmë re ne në Shqipëri, na i ‘nxori para syve’ Tano Cariddi

30/10/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ato që nuk i vëmë re ne në Shqipëri, na i ‘nxori para syve’ Tano Cariddi

Prej ditësh tashmë është bërë publik lajmi që aktori i njohur italian Remo Girone do të jetë pjesë e filmit shqiptar “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”. Xhirimet tashmë kanë nisur dhe me çfarë dihet deri tani kasti do të jetë shqiptar dhe italian, ndërsa ngjarjet i përkasin periudhës së diktaturës. I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Girone ka folur për eksperiencën që e solli në Shqipëri, por jo vetëm. Pyetjes për vendin tonë çfarë i ka pëlqyer dhe ka vënë re ai i është përgjigjur pa nguruar.





“Kam shkuar në disa restorante të mira kam parë pallatet e reja që po ndërtohen, stadiumin. Gjatë xhirimeve të këtij filmi, kemi dalë gati çdo mbrëmje dhe më është dashur të kapërcej drekën ndonjëherë. Restorantet dhe gatimi në Shqipëri janë shumë të mira. Këtu, peshku është i shkëlqyer. Natyrisht edhe në Itali ka restorante të mira, por kushtojnë shumë, shumë më tepër. Këtu në Shqipëri gjen jo pak restorante ku gatuhet me shumë cilësi. Pastaj ka shumë peshk, vërtet shumë. Në fund të fundit ngjan shumë me kuzhinën italiane. Pranë hotelit tonë është një restorant shumë i mirë ku shkojmë vazhdimisht”,-është shprehur ai.

https://www.instagram.com/p/Bpj5S2SCPvL/?taken-by=bietasulo


Ndër të tjera aktori i suksesshëm ka folur për eksperiencën në filmin ‘Oktapodi’ që e bëri të njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. “Në shumë shtetet edhe jashtë Italisë më njohin si Tano Cariddi dhe habitem si ka mundësi që njerëzit e duan aq shumë atë personazh, kur në përgjithësi personazhet negativ ‘urrehen’. E kam ndjerë mikpritjen e njerëzve”,-zbuloi Girone.

https://www.instagram.com/p/BpkMq60goEC/?taken-by=bietasulo

Kujtojmë se shumë vite më parë aktori i njohur u kthye në të preferuarin e publikut shqiptar me rolin e mafiozit në filmin ‘Oktapodi’./revistawho.com

Tags: aktorfilmi i riitalianmireseardhjeShqipëriatano cariddixhirime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Beyonce zgjodhi mënyrën më të veçantë të transformimit për ‘Halloween’

Beyonce zgjodhi mënyrën më të veçantë të transformimit për ‘Halloween’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera