Aurela Hoxha është rikthyer këtë vit në Festivalin e Kanës. Modelja shqiptare parakaloi në tapetin e kuq me një fustan ekstravagant tyli të zi, me dekoltenë e hapur që mbulonte pjesën e gjoksit vetëm me dy lule. Look-un Aurela e kishte plotësuar me doreza lëkure latex jeshile dhe një varëse me gura. Modelja zgjodhi një makeup të lehtë për eventin dhe flokët i mbajti lëshuar me pak onde në fund.
“Sa mirë që u riktheva sërish. Faleminderit për ftesën Festivali i Kanës. E adhuroj paraqitjen time të parë”, shkroi Aurela.
View this post on Instagram