Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Babagjyshi Sekret’ mbyll me sukses vitin e tretë!

25/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Babagjyshi Sekret’ mbyll me sukses vitin e tretë!

Edhe këtë vit, ‘Babagjyshi Sekret’ vazhdoi misionin e nisur që prej 3 vitesh. Një projekt i krijuar me shumë dashuri dhe me një synim të qartë: “Të bëjmë fëmijët të lumtur”. Që prej fillimit, vështirësitë kanë qenë të mëdha, por duket se gjithë dashuria e investuar në këtë projekt ka ndihmuar që çdo plan të marrë drejtimin e duhur.





Për ata që mbase nuk kanë shumë informacion për ‘Babagjyshi Sekret’, duhet të dinë që është një projekt që ka në qendër fëmijët. Të vegjëlit i dërgojnë letrat e tyre ‘Babagjyshit’, të cilat lexohen, skanohen , dhe nëse kanë miratimin e prindit dhe kontaktet , publikohen në www.BabagjyshiSekret.al në kategorinë ‘Çorapja e Letrave’ dhe me anë të promovimit që i bëhet, njerëz të thjeshtë ‘veshin’ petkun e babagjyshit për të realizuar dëshirat e tyre.


Letrat zgjidhen nga kushdo që i lexon ato. Janë njerëz të cilët nuk mendojnë dy herë për të dhuruar para nga xhepat e tyre që të bëjnë ëndrrat e fëmijëve realitet. Janë njerëz altruistë, që duan të bëjnë një fëmijë të lumtur. Jo për tu dukur, jo per fasadë, por thjesht për të zbukuruar ditën e një fëmije.

Vetëm këtë vit janë shpenzuar plot 1.5 milionë lekë të reja për të bërë fëmijët të lumtur.

E dini që ka pasur shumë probleme dhe pakënaqësi nga fëmijë dhe prindër? Ndonjëherë persona të caktuar nuk kanë qenë të kënaqur me dhuratat që kanë marrë dhe nuk e kanë kuptuar aspak qëllimin që fshihet pas këtij projekti. Por si çdo punë e bukur kundërshtimet janë të pranishme. Megjithatë synimi i këtij projekti vazhdon të jetë i njëjti, përkushtimi vazhdon të jetë i njëjtë  si ai i ditës së parë. Për sa kohë ka njerëz që dhurojnë mirësi, për sa kohë ka njerëz që kanë si qëllim të tregojnë se gjesti ka më shumë vlerë se gjithçka materiale, ky projekt do të vazhdojë. Këtë vit dhe më tej, do vazhdojmë të tregojmë se më shumë se gjithçka tjetër, kemi nevojë për vlera morale dhe shpirtërore, prandaj promovimi i tyre është vendimtar për një shoqëri më të mirë. Shihemi përsëri në dhjetor për të dhuruar dashuri dhe për të marrë mirënjohje dhe buzëqeshje nga fëmijët!

Mirësia ka më shumë vlerë se përfitimi material.

 

Tags: Babagjyshi SekretFemijette lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Flaka Krelani flet për jetën private: Është nisur princi me kalë, por vetëm kali ka mbërritur

Flaka Krelani flet për jetën private: Është nisur princi me kalë, por vetëm kali ka mbërritur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera