Babai i Ermal Mamaqit sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 66- vjeç. Familja ka menduar ta surprizojë atë me një tortë e cila mbart një simbolikë mjaft të veçantë.
Ka qenë pikërishtë Ermiri, vëllai i Ermalit i cili ka publikuar në “Instagram” foto të tortës ku krahas urimit të ditëlindjes shihet një makinë llogaritëse dhe disa prerje të monedhës 500 Euro.
“Tu shtofshin vitet e bukura bab me familjen dhe ato lejlat sjanë keq me shtu” -ka shkruar Ermiri.
S’kishte si të ndodhte ndryshe, në një familje biznesmenësh nuk mund të mungojë makina llogaritëse dhe monedhat.