Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Babai i shpëton jetën djalit 5-vjeçar, i dhuron një pjesë të mushkërisë!

28/02/2023
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Babai i shpëton jetën djalit 5-vjeçar, i dhuron një pjesë të mushkërisë!

 





Një histori emocionuese e një familjeje shqiptare po bën xhiron e rrjetit në Itali. Babai i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë.

Andueli, 34 vjeç me origjinë shqiptare, prej pesë vitesh jeton në Italinë qendrore së bashku me gruan e tij Ornela, 35 vjeç dhe djalin e tyre të vetëm, 5 vjeç, i cili vuan nga talasemia. Më herëz atij  i është bërë transplanti i palcës.


Sipas mediave italiane , ky ka qenë operacion shumë i vështirë, i bërë për herë të parë në Itali, i cili zgjati 11 orë dhe me 100 personel mjekësor më 17 janar burri i dhuroi një pjesë të mushkërive të tij të birit.

Pas këtij operacioni, 5-vjeçari do të bëjë një jetë normale, ashtu si edhe babai i tij i cili duhet të bëjë një jetë më sportive.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Andueli tha se nuk e mendoi dy herë, pasi bëhej fjalë për të shpëtuar të birin.

“Ai ishte i sëmurë për dy vjet, mendova se transplanti i palcës kockore që kisha bërë tashmë mund ta zgjidhte problemin, por nuk e bëri. Në dy vite të vijnë në mendje shumë gjëra dhe mendon se nuk do ta zgjidhësh dot kurrë problemin. Në vend të kësaj, falë Zotit dhe falë mjekëve gjithçka shkoi mirë, tani ai mund të shkojë në kopsht, të luajë me fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Për mua nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
I besoi mikut të tij, Drake humb 400 mijë dollarë për pak minuta!

I besoi mikut të tij, Drake humb 400 mijë dollarë për pak minuta!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera