Aktori turk, Burak Ozkivic, ose i njohur ndryshe si Bali Beu tek filmi ‘Sulejmani i madhërishëm’ ishte ftuar në Novi Pazar ku kishte premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vëllai im). Por ndalesa e tij e parë ishte në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Shumë gazetarë dhe fansa e kanë pritur me emocione por kanë mbetur të zhgënjyer kur gjatë intervistës në kamera, ai ka thënë: “Jam i lumtur që jam në Serbi”.