Mbrëmjen e sotme janë hapur 3 zarfet e ndodhura në shtëpinë e Big Brother Vip.
Banorëve u është komunikuar se finalja do të shtyhet deri më 18 shkurt. Ndërsa bonusi i vendosur nga vëllai i madh ka qenë se për çdo finalist do të ketë 10.000 euro bonus.
Reagimi i parë i banorëve ishte suprizues, disa prej tyre u gëzuan, ndërsa në fytyrën e Ilirit dhe Donaldit u vërejt konfuzim.
“Për mua nuk është e thjeshtë si gjë, por nuk jam njeri që i lë gjërat përgjysmë”, ka thënë Iliri i cili ka shpjeguar se është shumë e vështirë pasi ka lënë bashkëshorten vetëm.
Arbana i ka komunikuar se secili nga banorët do ketë mundësinë në ditët në vazhdim të lidhet me njerëzit më të afërt për të marrë vendimin përfundimtar./revistawho.com








