Ergi Dini ishte një nga talentet e rinj që u shua në moshë shumë të re. Një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët, por dhe publikun që ishin mahnitur nga zëri melodioz i tij. U bënë disa muaj që është ndarë nga jeta dhe motra e tij, Barbana Dini ka vendosur të përfundojë atë çfarë vëllai kishte nisur. Në një intervistë për gazetën “Intervista”, Barbana zbulon se është rikthyer në muzikë vetëm për të. Më tej ajo shprehet: “Po ka vetëm një arsye për të cilën do doja të kthehesha pas në kohë. Të evitoja tragjedinë që ndodhi në familjen time, me vëllain tim Ergi. Tani jam e vendosur për një vazhdim pafund për vëllain tim dhe për vete”.