Përmes projektit “Future Albania”, i mbështetur nga shoqata “Ali Spahia” dhe kompania italiane Campus Party, tani të rinjtë shqiptarë, të apasionuar pas teknologjisë dixhitale kanë mundësinë të shfaqin talentin dhe idetë e tyre, si dhe të fitojnë njohuri e të krijojnë lidhje me punëdhënës apo investiture.
Këtë vit zëvendëspresidenti i shoqatës, Bardh Spahia, e promovoi projektin “Future Albania” në “Milano Digital Week”, që u realizua online për shkak të pandemisë.
“Me këtë thirrje dëshirojmë që çdo i ri shqiptar të japë kontributin e vet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi çdo ditë, me fokus të veçantë Shëndetësinë dhe Arsimin. Këto 2 fusha, përveçse janë misioni kryesor i shoqatës sonë, janë fusha me impakt madhor në jetën e të gjithëve, ku kontributi i të rinjve mund të sjellë ndryshim.”- tha Bardh Spahia në fjalën e tij në “Milano Digital Ëeek”-tha Spahia në “Milano Digital Week”.
Të gjitha detajet e projektit, që nga data e pranimit të ideve, 1 Prill-30 Maj, deri tek shpërblimi për çmimin e parë dhe të dytë i gjeni në www.futurealbania.org







