Ariana Grande pritet të publikojë albumin e saj të ri “Eternal Sunshine”, në të cilin premton një surprizë.
Pjesë e albumit do të jetë edhe një bashkëpunim me gjyshen e saj 98-vjeçare italiane, në hitin e titulluar “Ordinary Things”.
Marxhori Grande është fansja e saj më e madhe, qëpavarësisht moshës e ndjek deri nëpër koncerte të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Albumi ka 14 këngë dhe vjen pas një pauze 4-vjeçare.