Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, Princi Philip, ditën e enjte u përfshi në një aksident me makinë. Për fat të mirë ai nuk u lëndua nga përplasja dhe mjekët raportuan se shqetësimet e vetme që ka në trup, janë ato të moshës. Edhe dy gratë që ndodheshin tek makina tjetër nuk pësuan asnjë dëmtim.
Ditën e sotme “BBC” ka zbuluar se arsye e aksidentit është bërë dielli i fortë, i cili i ka rënë në sy duke e bërë të humbasë kontrollin. Një kalimtar i momentit është shprehur se princi ishte tronditur shumë pas ngjarjes, por ja doli të çohej brenda pak minutash./revistawho.com