Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërtuar jetën e saj dhe një familje të bukur pas martesës me biznesmenin iranian Sam Nazarian. Ndonëse prej vitesh jeton larg, Emina nuk e ka harruar origjinën e saj. Modelja kthehet shpesh në vendlindje për kauza humanitare dhe përfshihet në çështje që kanë të bëjnë me vendin e saj. Emina nuk harron as gatimet shqiptare dhe herë pas here publikon video duke gatuar. Këtë herë ajo ka vendosur të surprizojë bashkëshortin për ditëlindje dhe jo me një tortë, por me një gatim tradicional shqiptar. Emina ka publikuar foto nga surpriza që i ka bërë bashkëshortit për ditëlindje dhe nga pamjet shihen në tavolinë ushqime shqiptare. Mesa duket bashkëshorti i Eminës i pëlqen shumë gatimet e vendit tonë dhe modelja ia ka plotësuar dëshirën.









