Kanë kaluar 5 vite, 3 muaj dhe 9 ditë që kur Rihanna publikoi albumin “Anti” dhe që prej asaj dite nuk ka bërë më zë. Dhe duket se momentalisht nuk i intereson shumë muzika sepse mendjen e ka të ndryshojë modelin e flokëve e të na hapë punë. Ju do thoni pse? Po ja, a nuk ka një model të flokëve të Rihannës që nuk e kemi kopjuar të paktën një herë? Që është muzë frymëzimi e dimë, por Riri duhet ta mbajë pak dorën se do na lërë vajzat tullace kështu si e ka nisur. Këngëtarja së fundmi i ka prerë flokët shumë shkurt, duke na rikthyer pas në kohë, në vitin 2012 kur mbante flokët modelin “pixie”. Vërtet mund të duket model i rehatshëm, por a do kishin guxim të gjithë?








