Beatrixën dhe Aleksian nuk i kemi parë kurrë bashkë, por vajzat duket se qenkan mikesha. Ose janë bërë pas ndarjes nga vëllezërit Veshaj! Miqësia e tyre u zbulua nga postimi i fundit i Aleksias, e cila i uroi ditëlindjen këngëtares. “Happy birthday princess”, shkroi Aleksia duke postuar edhe këngën e re të Trixës. “Thank you beautiful”, e falenderoi këngëtarja duke konfirmuar kështu se dy vajzat qenkan bërë mikesha e ndoshta së shpejti do i shohim dhe bashkë.









