Donaldi është pyetur sot nga Antonela, nëse do e linte shtëpinë po të dilte Beatrix nga BBV. Përgjigja e tij habiti jo pak, pasi u shpreh me një ‘Po’ të prerë. “Megjithëse varet edhe në cilën fazë është spektakli”, u shpreh ai më tej duke qeshur, në përpjekje për të sqaruar më shumë banorët e tjerë. Ditët e fundit, Beatrix ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe ka kërkuar disa herë të largohet, por banorët e kanë bindur të qëndrojë. Si do vazhdojë situata, mbetet për t’u parë./revistawho.com







