Beatrix Ramosaj, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dje ka publikuar këngën e saj më të re “Pa ndjenjë”. Por kësaj here ajo vjen krejt ndryshe. Beatrix ka realizuar një klip me skena të nxehta ku protagonist është dhe balerini i njohur Kris Dalipi. Pas një shkëputje të gjatë nga skena dhe pas ndarjes nga një lidhje disa-vjeçare shohim një Beatrix shpërthyese. Ashtu sic vetë kënga titullohet “Pa ndenjë” dhe vetë teksti flet për një histori dashurie pa rikthim më pas. Kënga që në orët e para ka pasur një “boom” shikueshmërie. Le të shpresojmë që do të jetë një ogur i mirë për Beatrix-in pas rikthimit të saj.









