Këtë vit “Europe Music Awards” ishte pushtuar nga shqiptaret duke nisur nga prezantuesja, e cila ishte Rita Ora tek këngëtarët që konkurruan për çmim si Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max e Loredana Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA, së bashku me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”. Ajo dhe Guetta performuan hitin e tyre në skenë. Bebe konkurronte në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë së bashku me Dua Lipën dhe Ava Max, por këto dy të fundit nuk arritën të rrëmbenin çmim. Ndërsa Loredana është shpallur “Artistja më e mirë zvicerane”. Kjo është hera e tretë që reperja rrëmben këtë çmim.