Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është shpallur ndër të veshurat më mirë në “iHeart Music Radio Awards 2023” që u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles. Këngëtarja zgjodhi fustanin prej kadifeje dhe pupla nga Alessandra Rich. Parukierja e famshme Cesar Deleon Ramirez stiloi flokët e Rexhës në një model të frymëzuar nga vitet ’90, ndërsa grimieri i famshëm Diana Shin zgjodhi një grim neutral. Artistja me origjinë nga Dibra fitoi çmimin ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për këngën“I’m Good (Blue)” me David Guettan.









