Hailey dhe Justin Bieber zbuluan se do të bëhen prindër, por thuhet se e kanë gjetur edhe emrin e fëmijës së tyre.
Një burim për “PEOPLE” ka zbuluar se dita kur ata mësuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë ishte dita më e lumtur për ta.
“Të gjithë janë të emocionuar për ta.Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm dhe Justin do të jetë super i përfshirë. Ky do të jetë projekti tjetër i rëndësishëm për të. Ai është shumë i emocionuar për të rritur fëmijën e tij. Ata kanë një emër që mendojnë se është i përsosur. Ata gjithashtu kanë filluar të dekorojnë një dhomë dhe mezi presin të takojnë bebin”, tha burimi.