Nëse ka një gjë që e kemi mësuar gjatë kësaj pandemie, është të hedhim një vështrim më të kujdesshëm tek vetja.
Ne mësuam ta duam veten më shumë dhe ta pranojmë realitetin tonë siç është.
Gjatë periudhës së pjellorisë gratë kanë luhatjet e tyre çdo muaj duke nisur nga periudha para ovulimit kur sasia e hormoneve të lumturisë është më e lartë. Kjo është koha më e mirë për lëkurësn, sepse ajo është më elastike. Trupi ka energji pozitive dhe kjo ndihet.
Situata ndryshon në fazën post-ovuluese, kur ndodh e ashtuquajtura sindromë premenstruale, e cila ndryshon emocionet tona. Lëkura është në stres më të madh, prodhimi i sebumit rritet, puçrrat dhe pikat e zeza shfaqen, flokët bëhen më lehtë me yndyrë.
Komfortin gjatë këtyre ditëve e kërkojmë tek ushqimi.
Çfarë duhet të bëjmë në këtë periudhë? Shikojeni veten me adhurim pavarsisht ulje-ngritjeve emocionale. Mesoni t’i pranoni puçrrat, barkun e fryrë, luhatjet e humorit, mësoni të pranoni veten.
Bëni një ‘selfie’ me fytyrën pa grim dhe efekte, ashtu siç jeni dhe mësoni të dashuroni çdo ndryshim tek vetja./revistawho.com








