Bella Hadid është shpallur modelja e vitit në “British Fashion Awards 2022”, që u zhvillua në Royal Albert Hall të Londrës më 5 dhjetor. E organizuar nga Jodie Turner-Smith, nata kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në fokus të ndryshimit dhe inovacionit. Kategoritë përfshinin ‘Stilistin/en e Vitit’, të cilën e zgjedhin për koleksionet inovative që kanë pasur një ndikim të dukshëm në industri, së bashku me ‘Modelin/en e Vitit’, që po ashtu ka arritur një ndikim global përgjatë 12 muajve të fundit.
“Modelja e vitit” për këtë vit u shpall Bella Hadid, ndërsa “Stilisti i Vitit” u nderua Pierpaolo Piccioli.