Bella dhe Gigi Hadid janë transformuar totalisht për sfilatën e Marc Jacobs të vjeshtës 2022 që u mbajt në New York. Dy motrat thuajse nuk njiheshin nga ndryshimi i pamjes duke u shfaqur me flokë gjysmë të rruar dhe vetulla të zbardhura.

Supermodelet ishin rregulluar nga një ekip artistësh duke vendosur paruke e për të krijuar pamjen futuriste të punk-rokut. Ndërsa vetullat platini janë meritë e grimeres Diane Kendal.
Pamja e Bellës dhe Gigit ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore që nga CNN që i ka kushtuar një artikull modelit të flokëve të modeleve dhe revistat e njohura gjithashtu si Cosmopolitan, Harper Bazaar, Vogue etj që i kanë përshkruar motrat si të padallueshme me këtë stil.









