Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mbajtën një dasmë të dytë madhështore në Georgia tre ditë më parë. Çifti u martua buzë lumit, rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë, në pronat që Affleck ka në Georgia. Por pas dasmës, duket se Ben dhe Jen nuk do të shkojnë me muaj mjalti. Ben dhe miku i tij Matt Damon janë fotografuar duke u larguar së bashku pas dasmës. Dy miqtë e ngushtë u panë duke hipur në një avion privat me tre fëmijët e aktorit në aeroport. Ben dukej i rraskapitur pas festës treditore të dasmës. Ben dhe Jenn mbyllën fundjavën e dasmës së tyre me një banket privat të dielën. Pas dasmës së parë ata shijuan një udhëtim romantik në Paris, por pas dasmës së dytë duket se do i rikthehen punës.









