Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë për herë të dytë një histori dashurie. Pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez, çifti po fotografohen në shoqërinë e njëri-tjetrit shumë herë. Madje siç tregojnë mediat e huaja, ndonëse nuk i kanë vënë një emër marrëdhënies së tyre, ata po mundohen të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin duke shkuar me pushime. Ben duket shumë i lumtur krah ish-të fejuarës, aq sa nuk harron as dhuratat që ajo i bënte dikur. Aktori është fotografuar së fundmi me orën që Jennifer i ka dhuruar në vitin 2002 dhe fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë faktin që ai ruan ende dhuratat e J.Lo-s. Tani presim që çifti ta bëjë lidhjen publike se tashmë është kuptuar qartë që janë shumë të dashuruar.