Ditën e sotme në agjencitë e lajmeve qarkulloi lajmi se dy moderatore, njëra ikonë e televizonit e tjetra më e re në këtë fushë, kishin dalë në transmetim me të njëjtën veshje. Kështu Rudina Magjistari është shfaqur në një nga puntatat e fundit të emisionit të saj veshur në mënyrë identike me një tjetër moderatore shqiptare. Ajo është Najada Elmazi, prezantuese e emisionit “Pro Art” në Channel One. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, drejtuesja e programit “Rudina” sqaron se nuk e ka aspak problem faktin që qëlloi me të njëjtën veshje, duke i quajtur qesharakë portalet në internet që e raportuan këtë. “Sa qesharake bëhen disa portale, që i kushtojnë kaq shumë rëndësi koinçidencës me veshje të njëjtë të dy prezantueseve. Dhe për më tepër pretendojnë se unë u shqetësokam shumë për këtë fakt (për kolegen nuk e di). Unë jo vetëm që s’më intereson fare, nëse diçka e tillë ndodh, (sepse nuk shoh asnjë problem këtu, përsa kohë ajo që vesh më rri mirë) madje, madje s’e kam fare problem ta vesh të njëjtën veshje disa herë në program, (nëse më pëlqen gjithmonë). Dhe meqë ra fjala, shumë faleminderit butikëve ekskluzive të Tiranës, që na mbështesin neve, njerëzit e ekranit me veshje të bukura, të freskëta e që na bëjnë të ndihemi mirë”, shënon Magjistari. Vetëm se Rudina e ka ekzagjeruar pak, pasi agjencitë e lajmeve rozë në të gjithë botën, shpesh bëjnë krahasime midis personazheve apo komentojnë zgjedhjet e tyre të njëjta për veshjet.