Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Besa Kokëdhima ka vendosur që sot të na tregojë një pjesë nga fëmijëria e saj. Ajo ka postuar dy fotografi në ‘InstaStory’ të cilat tregojnë fytyrën e ëmbël të vogëlushes Besa. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, duket sikur koha ka ndalur për këngëtaren. Nëse fotografitë shihen me kujdes, disa tipare janë po të njejta dhe ëmbëlsia e fytyrës së saj nuk ka ndryshuar.









