Besa Kokëdhima dhe ish- deputeti Koço Kokëdhima kanë një lidhje shumë të fortë babë e bijë me njëri-tjetrin. Ditën e sotme Besa ka marrë një dhuratë shumë të veçantë dhe domethënëse nga babai i saj. Me anë të një postimi në ‘InstaStory’ këngëtarja ka treguar një stilolaps, i cili ka të shtypur në pjesën e sipërme një firmë. Madje këtë fotografi Besa e ka shoqëruar dhe me një mbishkrim: “Faleminderit për këtë dhuratë të bukur i dashur baba! Jam krenare që kam gjakun tënd!” /revistawho.com