Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

Beyoncé ka arritur një tjetër majë historike në karrierën e saj, këtë herë jo vetëm artistike, por edhe financiare. Sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, superylli amerikan është shpallur zyrtarisht miliardere, duke u renditur mes muzikantëve më të pasur në botë.





Me këtë arritje, ajo bëhet muzikantja e pestë që hyn në këtë klub ekskluziv, përkrah emrave si Taylor Swift, Rihanna, Bruce Springsteen dhe bashkëshorti i saj Jay-Z, i cili sipas Forbes zotëron një pasuri neto rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton BBC.

Vetëm disa javë më parë, pasuria e Beyoncé-s vlerësohej në rreth 800 milionë dollarë, por suksesi i vazhdueshëm i projekteve të saj muzikore dhe komerciale bëri që ajo të kalojë për herë të parë pragun simbolik të miliarderes.


Një rol kyç në këtë arritje pati turneu botëror Renaissance 2023, i cili gjeneroi gati 600 milionë dollarë, duke e pozicionuar atë në krye të industrisë së muzikës pop, krah Taylor Swift. Po ashtu, Beyoncé realizoi një film koncerti, turneu i saj i parë solo pas shtatë vitesh, të cilin e shpërndau drejtpërdrejt përmes një marrëveshjeje me rrjetin e kinemave AMC, duke përfituar afro gjysmën e të ardhurave globale prej 44 milionë dollarësh.

Suksesi u pasua edhe nga albumi Cowboy Carter i vitit 2024, një projekt që eksploron rrënjët e zeza të muzikës country. Albumi u përshëndet nga kritika dhe i solli Beyoncé-s çmimin Albumi i Vitit në Grammy – një fitore historike për të, pas katër nominimesh të mëparshme pa triumf.

Edhe turneu Cowboy Carter rezultoi jashtëzakonisht fitimprurës. Forbes vlerëson se ai solli mbi 400 milionë dollarë nga shitja e biletave dhe rreth 50 milionë dollarë të tjera nga shitja e produkteve gjatë shfaqjeve. Në skenë u ngjitën gjithashtu Jay-Z, dy nga tre fëmijët e çiftit dhe ish-anëtarë të Destiny’s Child.

Megjithëse turneu theu rekorde në stadiume si Tottenham Hotspur në Londër dhe Stade de France në Paris, disa shfaqje u përballën me shitje më të ngadalta biletash, duke detyruar promotorët të ulin çmimet për të mbushur tribunat. Sidoqoftë, Beyoncé mbajti titullin për biletën më të shtrenjtë të vitit 2025 në Mbretërinë e Bashkuar, me një çmim maksimal prej 950 paundësh, ndërsa bileta më e lirë kushtonte 71 paund.

Fitimet u shtuan edhe nga një shfaqje speciale gjatë pushimit të ndeshjes së parë të NFL-së të transmetuar nga Netflix për Krishtlindje, e cila solli rreth 50 milionë dollarë, si dhe 10 milionë dollarë shtesë nga bashkëpunime reklamuese me Levi’s.

Me këtë sukses financiar dhe artistik, Beyoncé jo vetëm që forcon statusin e saj si ikonë globale, por edhe shkruan një kapitull të ri në historinë e industrisë së muzikës.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera