‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ orët e fundit kanë patur probleme të shumta që kanë prekur Mbretërinë e Bashkuar dhe një pjesë të Europës. Të dy rrjetet sociale kanë patur shkëputje të herëpashershme dhe për shkak të kësaj përdoruesit e kanë patur të vështirë të hyjnë në llogaritë e tyre apo të publikojnë fotografi ose shkrime. Ashtu siç mund të imagjinohej në rrjetin e vetëm social të mbetur, ‘Twitter’, njerëzit reaguan masivisht ndaj këtij problemi. Sipas ‘Downdetector’, problemi ka filluar në orën 13:00 dhe 47% e personave të prekur kanë përjetuar një bllokim total, 38% nuk mund të hynin në rrjetet sociale, 13% kishin probleme me ngarkimin e fotografive. ‘Facebook’ është përgjigjur për këtë çështje duke deklaruar se është duke investiguar për zgjidhjen e problemeve. /revistawho.com