Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bieta Sulo flet për herë të parë për ish- gruan e Albanit: Edhe falë saj…

08/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Bieta Sulo flet për herë të parë për ish- gruan e Albanit: Edhe falë saj…

Në një intervistës mes gocash e grash, Bieta Sulo, autorja dhe moderatorja e ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, ka treguar shumë më shumë nga raporti me Albanin, për të cilin ka pasur përherë kuriozitet për shkak të viteve të shumta në ekran të këtij të fundit dhe lidhjes së tyre të dashurisë që lindi brenda televizionit.





Sulo tregoi se çfarë e ka bërë bashkë me Alban Dudushin ka qenë përherë ‘fjala’, sepse që prej momentit kur dha intervistën e punës, kanë ditur ta kuptojnë fare mirë njëri- tjetrin.
E pyetur se si reaguan familjarët e saj, kur morën vesh lidhjen me Albanin, Bieta ndau disa detaje të pa dëgjuara më parë.

“Bomba! Babi ishte më kritikues. Më rraftë pika, nuk është se thanë gjë. Po te vajza kur mendon, boh ka qenë i martuar me fëmijë, i divorcuar, këto… E ke ti dhe brenda vetes këtë sikletin, këto gjërat, por ditën që e mori vesh, nuk e mori vesh si do të doja unë t’ja kisha thënë, por na pa! Për këtë më erdhi keq! Nuk foli fare… Ra një qetësi në shtëpi për disa ditë”, tregoi moderatorja në tavolinën e “Goca & Gra”.


Sakaq një moment tjetër që mori vëmendjen, ishte prononcimi i Bietës për ish- bashkëshorten e Albanit, për herë të parë.

Pas një videomesazhi ku Joel, vajza e Albanit, shpjegonte raportin miqësor që ato kanë bashkë, duke i kërkuar dhe një udhëtim vajzash, moderatorja u pyet nga vajzat në studio lidhur me këtë marrëdhënie.

“Unë kam folur për marrëdhënien time shumë të mirë me Joelin dhe të Joelit me mua. Zakonisht meritat i merr personi që del në ekran, por besoj që një marrëdhënie shumë e mirë mes meje dhe Joelit është realizuar edhe për shkak të personave që nuk flasin. Këtu kam parasysh familjen e Albanit, për gjithë ndërmjetësimin që kanë bërë, por patjetër edhe mamanë e Joelit, sepse sado që ti mund të mundohesh, sado Albani do donte të ishte një marrëdhënie shumë e mire nëqoftëse dhe në shtëpi nuk flitet mirë, nuk respektohen këto aspekte, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme. Kështuqë besoj është falë të gjitha palëve.”, u shpreh Bieta.

Pas videmesazhit të Joelit, autorja shtoi: “Është një nga vajzat më të bukura shqiptare, që ka marrë më të bukurat e të dyve”.

Moderatorja e pasdites theksoi se kjo marrëdhënie e shëndetshme vjen si rezultat i kontributit të të gjithë familjarëve, megjithatë evidentoi faktin, se peshë në këtë raport të ndërtuar ka edhe ish- bashkëshortja e Albanit, duke i dhënë edhe asaj meritat edhe për çfarë është pasqyruar deri më sot në raportin e Bietës të ndërtuar me Joel.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Next Post
Pse vajzat dhe gratë suedeze po braktisin punën?

Pse vajzat dhe gratë suedeze po braktisin punën?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera