Sezoni i ardhshëm i “Big Brother”, që pritet të nisë më 21 dhjetor në ekranin e Top Channel, do të sjell një format të ndryshuar.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë herë në spektakël do të marrin pjesë jo vetëm personazhe të njohur publikë, por edhe individë të zakonshëm që dëshirojnë të ndajnë historitë e tyre me audiencën.
Programi do të shfaqet çdo të martë dhe të shtunë në mbrëmje, me prezantimin nën drejtimin e Ledion Liços. Ai do të drejtojë spektaklin gjatë netëve të transmetimeve të drejtpërdrejta, ku publiku do të mund të ndjekë ngjarjet brenda shtëpisë dhe të votojë për të preferuarit e tij.
Tani mbetet të presim dhe të zbulojmë çfarë do të sjellë ky kapitull i ri i “Big Brother”.