Këngëtarja Big Mama njihet për tipin e saj ekspresiv duke na treguar edhe se çfarë ndodh me jetën e saj private.
Para pak kohësh ajo tregoi se si realizoi operacionin për të hequr disa kilogramë dhe më pas se si u nda nga i dashuri i saj, me të cilin kishte menduar edhe të martohej.
Por mesa duket Big Mama i ka kaluar tashmë këto gjëra dhe ndihet shume mirë dhe shumë e lumtur me veten e saj. Në një foto që ka postuar në ‘Instagram’ shihet e veshur me shumë shije dhe me ngjyrë të verdhë. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është përshkrimi që Big Mama ka bërë për fotografinë.
”Nëse ju pëlqen e verdha, atëherë do të thotë se jeni të gëzuar, e doni jetën dhe ndiheni mirë me veten tuaj; kjo ngjyrë është e lidhur me sensin e identitetit, me kapacitetet vetjake për të patur raporte me të tjerët. E verdha tregon personalitet të fortë dhe të drejtë, por edhe dëshirën për të ndryshuar dhe për të përqafuar të rejat. Përfaqëson dritën e diellit, arin dhe rritje. Stimulon vëmendjen, rrit përqëndrimin dhe energjinë muskulare.”
Po ju mendoni si Big-u?!/revistawho.com