Demir i tregon Xhandanit se e ëma e Ojkysë jeton dhe është kthyer për ta marrë. Xhandan i thotë Demirit se është një baba i shkëlqyer dhe se do marrë vendimin e duhur për Ojkyn. Ojky ka frikë se do i harrojë fjalët e rolit të saj në teatrin e shkollës. Demir i jep mbështetje se do t’ja dalë mbanë. Demir e lejon Asunë të takohet me Ojkyn. Ojky fiton rolin e princeshës në teatrin e shkollës. Demirin e pushojnë nga puna. Ai dhe Ugur shkojnë për një intervistë pune. Ilajda tallet me Ojkyn. Asu shkon të marrë Ojkyn nga shkolla dhe ia tregon vendin Ilajdës. Ojky e kalon ditën në qendër tregtare me Asunë. Ojky i flet Asusë për mamanë e saj dhe thotë se ka shumë dëshirë ta shihte. Demir fillon punë në një kantier ndërtimi. Asu i dhuron Ojkysë një byrzylyk. Demirin e merr malli për Ojkyn. Asu e kthen atë në shtëpi dhe sheh dashurinë e madhe që Ojky e Demir kanë për njëri-tjetrin. Ojky i tregon Demirit që fitoi rolin e princeshës. Demir përgatit ushqim për Ojkynë. Asu vendos t’i thotë Ojkysë të vërtetën. Ajo shkon në shtëpinë e tyre dhe i thotë Ojkysë se është nëna e saj./revistawho.com