Alien mund të jetë ndër filmat e parë që tregon mbi situatën e frikshme në hapësirë, atje ku askush nuk mund të na dëgjojë! Për të xhiruar filma të këtij lloji nuk është e lehtë, duhen gjithmonë aktorë shumë të përgatitur, teknologjia dhe mjetet e fundit, shumë profesionalizëm dhe seriozitet. Tring Collection I sjell ekskluzivisht për publikun shqiptar duke filluar nga 28 Gushti!
Ja 8 fakte interesante që me siguri nuk i dini nga saga ALIEN:
Kur Dan O’Bannon duhet të vendoste për emrin që do të kishte prodhimi i tij i ri ai mendoi një emër shumë të ҫuditshëm, “Bisha e Yjeve”. Më vonë nuk e pëlqente, por hasi vështirësi me gjetjen e diҫkaje më të kapshme. Deri sa në mendje i erdhi “Alien”. Sipas tij emri Alien do të ishte më i kapshëm dhe më i thjeshtë për t’u mbajtur mend.
Të gjithë alienët e filmave, janë dizenjuar nga piktori surrealist H.R. Giger. Ishte O’Bannon ai që e zgjodhi për të konceptuar krijesat e tij. Ai e ka takuar Giger në Paris për herë të parë duke punuar për filmin Dune. O’Bannon shtangu nga imazhet dhesidomos edhe nga sjellja e tij. Që në takimin e parë Giger i ofroi atij opium dhe kur u pyet për arsyen pse, tha se kishte frikë nga krijesat e tij.
Policët e doganës hollandeze kanë ndaluar Giger sepse ata mendonin se pikturat e tij ishin fotografi tepër shqetësuese. Giger u inatos nga ky veprim dhe u përgjigj: “E ku mund t’i kem fotografuar unë këto krijesa? Në ferr ndoshta!”
I gjithë horrori zhvillohet në një anije kozmike të quajtur Nostrom. Emri është vendosur nga romani i Joseph Conrad, i cili tregon për një eksplorues Italian që shkon në Afrikën Jugore për të gjetur një minierë argjendi.
Veshjet e hapësirës zakonisht tentojnë të krijojnë shumë vapë. Shto vapën e verës dhe dritat e xhirimeve dhe situata bëhet e papërballueshme. Veronica Cartwright, e cila interpreton Lambert, tregoi se të gjithë aktorët humbisnin ndjenjat në mënyrë të përsëritur saqë u desh të merrnin një infermiere që të qëndronte e gatshme me bomulat e oksigjenit.
Bolaji Badejo veshi kostumin e famshëm të alienti. Badejo ishte në një pub në Londër ku kishte shkuar me studime, kur i propozuan rolin e Alienit. Producentët ishin munduar vërtetë shumë për të gjetur dikë të përshtatshëm për këtë rol, por Badejoi përmbushi menjëherë kërkesat e tyre.
Për skenën ikonike të shpërthimit të kraharorit të John Hurt, producentët dëshironin performancë maksimale nga kasti. Keshtu që ata vendosën t’i mbanin sekret detajet mbi skenën. Kasti e dinte që një krijesë do të shpërthente, kishin parë kukullat, por ishin pak dyshues për faktin se ju kishin dhënë mushama shiu. Reagimi i tyre pas shpërthimit ishte vërtetë mbreslënës. Yaphet Kotto (Parker) ishte mbyllur në një dhomë direkt pas shpërthimit dhe refuzonte të fliste me të tjerët.
Askush nuk ka përjetuar një shpërthim të vërtetë kraharori, por skenaristi e kuptonte më mirë nga të gjithë këtë situatë. O’Bannon vuante nga sëmundja Crohn, ҫfarë e frymëzoi për skenën./revistawho.com







